13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Abrahams përfundon dëshminë në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve

Ka përfunduar dëshmia e zyrtarit të Human Rights Watch, Frederick Abrahams, para Gjykatës Speciale në çështjen kundër ish-krerëve të UÇK-së. Edhe në ditën fundit të dëshmisë së tij, mbrojtja e Hashim Thaçit dhe ajo e Kadri Veselit e kanë ballafaquar atë me raportet e HRW që sipas avokatëve kanë përmbajtur informacione të gabuara.

Pasi dha dëshmi javën e kaluar, Abrahams doli edhe një herë në bankën e dëshmitarit të hënën për t’u përgjigjur në pyetjet shtesë të Gregory Kehoe dhe Ben Emmerson.

Intervistimi u bë kryesisht rreth dy takimeve që dëshmitari kishte zhvilluar në vitin 1998 dhe 1999 me Hashim Thaçin, dhe raportet që kishte hartuar në atë periudhë kohore.

Dëshminë e Fred Abrahams e kanë dëgjuar në sallën e gjyqit Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi ndërsa Jakup Krasniqi ka marrë pjesë në seancë përmes video-lidhjes, nga qendra e paraburgimit.

Menjëherë pas përfundimit të dëshmisë së zyrtarit të Human Rights Watch, ka filluar të dëgjohet dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ai po dëshmon nën masa mbrojtëse dhe përmes video-lidhjes.

Në këtë proces gjyqësor deri tani janë dëgjuar 22 dëshmitarë të ZPS-së, vetëm pesë prej tyre pa masa mbrojtëse dhe në seanca të hapura për publikun.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ndërsa ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img