Në dëshminë e dëshmitarit të 22-të, Frederick Abrahams nga organizata ndërkombëtare “Human Rights Watch” në Speciale thotë se pati gazetarë serb që u morën dhe u gjykuan nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).
Dëshmitari thotë se UÇK hezitoi të kontaktonte edhe me Komitetin e Kryqit të Kuq.
“Në atë kohë, në nëntor të vitit 1998, Komiteti i Kryqit të Kuq kishte thënë se ishte i kufizuar kontakti me UÇK-në dhe e ruajtën konfidencën e tyre”, tha ai.
Në dëshmin e tij thuhet se dy gazetarë serb u morën nga UÇK dhe më nuk u panë.
“Dy gazetarë të Tanjugut u dënuan nga UÇK për 60 ditë. Hashim Thaci dhe Fatmir Limaj më thanë se gjykimi ishte i drejt dhe këta persona kishin kaluar procsein gjyqësor edhe pse me sa di UÇK nuk ka pas gjyq e as proces juridik”, tha ai.
Po vazhdon sesionin publik i dëshmitarit.