3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Abraham nuk e përjashton mundësinë e rikthimit te Chelsea

Tammy Abraham ka thënë se është i lumtur te Roma, por ka refuzuar që ta përjashtojë mundësinë e rikthimit te Chelsea.

Reprezentuesi anglez iu bashkua romakëve në një marrëveshje të përhershme prej 40 milionë eurosh nga “Blutë” në vitin 2021.

Megjithatë, londinezët kanë një klauzolë kthimi prej 80 milionë eurosh për të sjellë Abrahamin përsëri në klub në vitin 2023.

Por, pas ndeshjes me Real Betisin mbrëmë, sulmuesi i Romës konfirmoi se është i lumtur në “Olimpico”.

“Për mua, fokusi im është të bëj pikërisht atë që bëra vitin e kaluar. Unë jam i lumtur këtu. Ekipi është i mirë”, tha ai për “Ojb Sport”

“Trajneri është i mirë. Qyteti, tifozët… Jam i lumtur, por nuk e di të ardhmen, vetëm Zoti e di të ardhmen”, deklaroi Abraham.

Klauzola e kthimit të Chelsea do të jetë e vlefshme nga korriku i vitit të ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img