Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abott ka bërë të ditur se kjo javë është e rëndësishme për Kosovën. Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po kërkon ta arrijë një plan të të arsyeshëm kohor për implementimin e marrëveshjes me Serbinë.
Ai ka thënë se e mirëpret këtë gjë dhe mbështetjen, siç ka shkruar ai, të disa partive opozitare.
“Qeveria po kërkon të arrijë një plan kohor realist të zbatimit dhe unë e mirëpres që disa parti opozitare po ofrojnë mbështetje të dobishme. Tani është koha për ta arritur një marrëveshje dhe zbatimin e saj si dhe për të siguruar një marrëveshje që funksionon për Kosovën. Ne besojmë se po”, ka shkruar Abott, raporton Gazeta Express.
“Kjo është një javë e rëndësishme për Kosovë. Një hap real drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike”, ka shkruar Abott. /GazetaExpress