Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri sot ka paralajmëruar dorëheqjen e tij.
Burime të lajmi.net mësojnë se Abelard Tahiri ka paraqitur dorëheqjen në zyrën e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.
Të njëjtat burime bëjnë me dije që dorëheqja e tij lidhet me pakënaqësitë që ai i ka shprehur lidhur me funksionimin e punëve në sistemin e drejtësisë.
Pranimi i dorëheqjes ende nuk është konfirmuar nga Tahiri.