3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Abelard Tahiri: I bëjmë thirrje qeverisë që të rishqyrtojë vendimin për gazsjellësin e financuar nga SHBA

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin për gazsjellësin e financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tahiri në një adresim për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se vendi po hyn në krizë energjetike dhe për këtë alternativat janë të rëndësishme, njofton Klankosova.tv.

“Një çështje që ne si grup parlamentar i kërkojmë Qeverisë është që ta rishqyrtojë edhe njëherë vendimin për gazsjellësin në Republikën e Kosovës. Vendi ynë po hynë në një situatë dhe në një krizë energjetike ashtu siç po hynë i gjithë rajoni dhe një pjesë e madhe e Evropës, prandaj alternativat janë të rëndësishme aq më shumë për neve që po flasim për një projekt i cili financohet nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – një grand që kap vlerën prej rreth 200 milionë dollarë”.

“Refuzimi i Qeverisë së Kosovës për këtë projekt mendoj që i bën një dëm jashtëzakonisht të madh vendit në perspektiven tonë afatgjate dhe në raport me partnerin tonë më të rëndësishëm në shtet-ndërtim siç janë SHBA-të. Edhe njëherë po e ritheksojë se i bëjmë thirrje qeverisë që ta rishqyrtojë këtë vendim”, tha Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img