7.5 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Abedin Zeka: Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së e kanë marrë në qafë Agim Ademin

Kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka e ka drejtuar gishtin kah anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilët i sheh kryekëput fajtorë për gjendjen e mjerueshme të futbollit kosovar.

Njëri prej donatorëve më të vjetër të futbollit të këtushëm thotë se janë pikërisht këta persona që e kanë marrë në qafë kryetarin e FFK-së, Agim Ademi.

Klubet kosovare po përballen me një krizë të thellë financiare si rezultat i moslicencimit të Federatës së Futbollit nga Ministria e Sportit.

Kjo për shkak se donatorët “janë trembur” pasi nuk mund të llogarisin në lehtësimet e shtetit që u takojnë, pa u licencuar Federata, andaj edhe nuk japin para për futbollin, të paktën për momentin.

“Problemi kryesor te Federata janë njerëzit e padijshëm të Komitetit Ekzekutiv. Aty nuk e ke asnjë njeri të dijshëm. Janë pikërisht këta njerëz që e kanë marrë në qafë kryetarin pasi kanë punuar për interesa personale. Unë kam qenë gjithmonë kundër tyre. Ata nuk japin asgjë për futbollin kosovar, vetëm marrin prej tij”, u shpreh Zeka për “Express”.

Ai paraprakisht u shpreh kundër mbajtjes së protestave eventuale të klubeve për moslicencimin e FFK-së nga Ministria, duke e quajtur këtë si “një absurditet dhe një budallaki e madhe”.

Përpos moslicencimit, futbolli kosovar u trondit së fundmi edhe me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit, për dërgimin në arrest shtëpiak prej një muaji të kryetarit Agim Ademi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img