“Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajë përgjegjës institucionet udhëheqëse të Serbisë, politike dhe ato të sigurisë, për një tendencë të tillë. Për Kosovën, në të njëjtën kohë, është e domosdoshme fitorja e betejës diplomatike sot dhe rikthimi i pozicionit tonë të drejtë në raport me Serbinë”, ka thënë Abdixhiku.

Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojiçiq, është ndaluar për 48 orë nga autoritetet serbe. Ai pas sulmit të 24 shtatorit, kishe marrë përgjegjësinë për përgatitjen e të gjithë aksionit, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku.