Site icon PrishtinaPress

Abdullahu: Strukturat e LDK-së me kohë kanë “paralizuar” Vjosa Osmanin, flirtoi vazhdimisht me LVV-në

Analisti Faton Abdullahu ka thënë se ngritja e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë është e drejtë kushtetuese e LDK-së.

Abdullahu në RTV Dukagjini ka thënë se iu mbetet partive tjera ta vlerësojnë sa mocioni a është bërë në kohën e duhur apo jo.

Ai ka thënë se duhet vlerësuar se pas mocionit a do të riparohen raportet me Amerikën, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se Vjosa Osmani ka flirtuar politikisht me Vetëvendosjen edhe para formimit të qeverisë dhe sipas tij për këtë arsye ajo është munduar të “karantinohet” nga pjesa tjetër e strukturave të LDK-së.

“Ata që e njohin LDK-në e dinë që brenda saj ka interesa personale e klanore…Edhe ata që e kanë filluar mocionin e kanë ditur se zonja Vjosa Osmani do të jetë kundër. Vjosa Osmani nuk do të jetë problem i madh për LDK-në përkundër faktit se ajo ka një ndikim. Strukturat e LDK-së vazhdimisht kanë “paralizuar” Osmanin pasi ajo në punën e saj ka bërë “flirt” politik me Vetëvendosjen gjë që ka ngjallur njëfarë droje politike te LDK”

Abdullahu thotë se sipas të gjitha gjasave mocioni do të kalojë në Kuvend.

Analisti thotë se është shumë e vështirë të kuptohet se çfarë do të ndodh tutje në këtë situatë të jashtëzakonshme.

“Është e pandershme që interesat klanore të na shpalosen si një bombë e kurdisur në këtë situatë të pazakonshme”, tha ndër të tjera Faton Abdullahu.

Exit mobile version