Site icon PrishtinaPress

Abdullahu: Propozimi i Kurtit për taksën, si ai që kishte bërë Kadri Veseli në qeverisjen e kaluar

Analisti Faton Abdullahu ka thënë se veprimi i Kurtit nuk është në përputhje me kërkesat e amerikanëve.

Abdullahu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se Kurti ka lëçitur politikanë e biznesmenë që në të kaluarën kanë importuar produkte nga Serbia.

“Ajo çfarë ka bërë Kurti është në kundërshtim me parimet e tij”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se presioni i opinionit publik ka qenë i mirëseardhur për Kurtin për të “amortizuar” sulmet eventuale ndaj tij pas heqjes së taksës.

Abdullahu thotë se ajo çfarë bëri Kurti nuk duket të jetë në koordinim me SHBA-në, pasi sipas tij ata kërkuan largimin e taksës menjëherë dhe futja në dialog.

“Kurti premtoi heqjen e taksës nga 15 marsi. Kjo nuk duket të jetë në harmoni me kërkesat e Ambasadorit Grenel për largim të menjëhershëm të taksës”.

Ai thotë se Kurti bëri mirë që mori këtë vendim, por shton dyshimet për veprimet e tija të ardhshme në raport me temat e nxehta.

“Më e pakta, ajo që bëri Kurti është shembull jo i mirën në politikë”.

Abdullahu thotë se qasja e tillë e zotit Kurti dhe qeverisë po e prolongon dialogun.

Analisti thotë se Kurti me këtë vendim ka

“Nëse shikohet në detale, propozimi i Kurtit i përngjan qasjes që ka pasur më herët Partia Demokratike e Kosovës për pezullimin e taksës. Ka mundur të bëhet edhe në atë kohë ky veprim, por ka pasur reagime të ashpra”.

Abdullahu thotë se Kurti ka pritur qëllimisht që të ashpërsohet qëndrimi për heqjen e taksës.

“Edhe kërkesat e ashpra të LDK-së i shkojnë në këtë linjë Kurtit”, tha ndër të tjera Faton Abdullahu.

Exit mobile version