Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se sondazhi i publikuar rreth opozitës më aktivr, është shembull i manipulimit të sondazhit dhe esencës së lajmit.
“Për PDK-në janë dhënë tri opsione rreth opozitarizmit: Memli Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Për LDK-në, vetëm kryetari i saj. Nëse llogariten të gjitha përqindjet drejt, PDK del partia e parë me 30.6 % – si më aktivja. I kuptojmë tendencat e partive që në bashkëpunim me media të shtyjnë përpara lajme të caktuara – sepse efekti i punës së tyre në teren nuk po shihet askund”, ka thënë Abdullahu.
Ai ka thënë kot e kanë të gjithë. “PDK është nisur, po rritet e fuqizohet çdo ditë dhe nuk ka kush që e ndalë”, ka përfunduar ai.