7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Abdullahu: Në kuptimin e fakteve, Qeveria e palëkundur për Demarkacionin

Në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova i ftuar ishte këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu.
Ai ka folur lidhur me ofertën e Qeverisë për opozitën për të debatuar rreth Demarkacionit, duke thënë se kjo ofertë është vazhdimësi e përpjekjes së vazhdueshme të Qeverisë që të jetë bashkëpunuese me të gjithë.
“Kjo ofertë është një ofertë për bisedë dhe dialog tutje, ku do të shkëmbejmë mendime dhe fakte mundësisht jo akuza”.
“Është një mundësi e mirë duke pasur parasysh se është kauzë e rëndësishme për Kosovën, jo vetëm në aspektin e liberalizimit të vizave por është një përpjekje më gjithëpërfshirëse”.
Abdullahu ka thënë se nuk mund të kërkohet nga Qeveria që të heqë dorë nga versioni aktual i Demarkacionit duket shtuar se për këtë version ka fakte, raporton Klan Kosova.
Ai ka shtuar se opozita duhet të sjellë fakte dhe ato të përballen me faktet e ofruara deri tash nga Komisioni Shtetëror.
“Nuk mund të kërkohet nga Qeveria të lëshojë pe duke pasur parasysh punën e Qeverisë, çfarë bagazhi ka mbledhur, është bërë një punë e gjatë në aspektin kohor”.
“Ne nuk mund të hyjmë të themi se po zmbrapsemi nga kjo, ne ofrojmë mundësinë për të sjellë fakte, nëse janë thënë , kjo është një mundësi që faktet edhe njëherë të shoshiten, nëse ka të reja, edhe Komisioni do të vijë me fakte të reja”.
Këshilltari i kryeministrit ka thënë se beson dhe shpreson që opozita t’i përgjigjet kësaj ftese pozitivisht.
Ai ka shtuar se Qeveria është e palëkundur për Demarkacionin.
“Ne qëndrojmë të palëkundur në kuptimin e fakteve që janë sjellur për Demarkacionin, në gjetjet që janë bërë, që e bëjnë profesionalisht të qëndrueshme”.
“Oferta e kryeministrit Mustafa është për ta mbrojtur opozitën nga vetja e saj”.
Ai ka folur edhe për Kishën në oborrin e Universitetit të Prishtinës që ka nxitur shumë debat ditëve të fundit.
Sipas tij, kjo është një temë shumë e ndjeshme, derisa ka shtuar se ashtu si ka deklaruar kryeministri Mustafa, kjo temë nuk duhet të politizohet.
Në fund, ai nuk ka dashur të komentojë lidhur me deklaratën e deputetit të pavarur Ramiz Kelmendi për ofrimin e postit të zëvendëskryeministrit nga ana e kryeministrit Mustafa.
“Nuk ka asgjë zyrtare, Mustafa është në New York, do të merr qëndrim kur të kthehet”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img