12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Abdullahu: Dialogu të përfundojë me njohje të ndërsjellë, Qeveria të jetë më transparente rreth këtij procesi

Zëdhënësi i Partisë Demokatike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka thënë se qëndrimi i kësaj partie në lidhje me dialogun Kosovë–Serbi, mbetet i pandryshuar.

Abdullahu është shprehur se PDK pret që Qeveria e Kosovës të angazhohet bashkë me partnerët ndërkombëtarë në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila siguron njohje të ndërsjellë.

“Qëndrimi i PDK për dialogun mbetet i pandryshuar. Në presim nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet se bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë e posaqërisht SHBA dhe BE në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila siguron njohjen e ndërsjellë, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Abdullahu ka ftuar Qeverinë dhe kryeministrin Kurti që të rrisë transparencën rreth procesit të dialogut.

“Është e domosdoshme që Qeveria të sigurojë koordinim të vazhdueshëm me SHBA, BE dhe NATO për të parandaluar çfarëdo mundësie për dhunë dhe bllokimin e lirisë së lëvizjes. Në të njëjtën kohe, ftojmë Qeverinë dhe KM që të rrisë transparencën rreth dialogut. Është mëse e rëndësishme që të shpalosen detajet e bisedimeve të djeshme në Bruksel, si dhe planet e qeverisë për të shtyrë procesin përpara”, shkruan ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img