-2.5 C
Pristina
Friday, January 17, 2025

Buy now

spot_img

Abdullah Klinaku prezanton pakon për mirëqenien e familjes: Mbështetje e gjerë për familjet Kosovare

Kandidati për deputet, Abdullah Klinaku, ka prezantuar një plan ambicioz për përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet kosovare, i cili do të implementohet nga Ministria për Familje, shkruan PrishtinaPress.

Ky projekt, i njohur si “Pakoja për Mirëqenien e Familjes”, synon fuqizimin e familjeve dhe mbështetje të gjerë për individët dhe grupe të ndryshme shoqërore.

Kjo pako, që do të aprovohet nga Qeveria e Kosovës, do të ofrojë mbështetje për disa segmente kyçe të shoqërisë, duke përfshirë:

  • Shtesa financiare për fëmijët dhe lehonat
  • Përkujdesje për personat e moshuar dhe ata me nevoja speciale
  • Mbështetje për çiftet e sapo martuara për sigurimin e banimit
  • Paketë mbështetjeje financiare për ata që mbesin pa punë deri në gjashtë muaj
  • Sigurim shëndetësor dhe shtesa financiare për fëmijë deri në moshën 16 vjeçare

Gjithashtu, kjo pako përfshin:

  • Mbështetje për gratë e papunësuara me 3 fëmijë e më shumë, duke ofruar një mbështetje financiare për deri 10 vjet.
  • Subvencione për lindjen e fëmijëve, duke ofruar shpërblime financiare që variojnë nga 1500 deri në 3500 euro për lindjet e para, të dyta dhe të treta.
  • Zgjerim të pushimit të lehonisë dhe pushimit mjekësor për sëmundje të rënda për punonjësit.

Një tjetër nismë e rëndësishme është subvencionimi i themelimit të bizneseve të profesioneve të lira, duke përfshirë mbështetje për qiratë dhe rregullimin e zyrave.

Kandidati Klinaku e ka theksuar se kjo pako kërkon angazhimin e shumë ministrive dhe një buxhet të madh, por synimi është që të rritet mirëqenia e familjeve dhe, për pasojë, edhe e gjithë shoqërisë kosovare. Kjo nismë është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img