-2.8 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

spot_img

Abdullah Klinaku: Me ne formohet Ministria për Familje

Abdullah Klinaku, lider i Demokracia Konservatore, që është pjesë e koalicionit AAK-Nisma, ka thënë se me këtë koalicion do të formohet Ministria për Familje.

“Formimi i Ministrisë për Familje e cila do të kishte në përgjegjësi dhe kompetencë hartimin e politikave, legjislacionit dhe planeve financiare për mbështetjen e fuqishme të familjes është shtyllë për mbrojtjen e familjes. Formimi i Ministrisë së Familjes është praktikë e vendeve që synojnë ta ruajnë familjen”.

“Si model dhe studim më i thelluar rreth kësaj do te mund të merret shteti gjerman ku kjo ministri eshtë funksionale. Kompetencat e kësaj ministrie konsistojnë në mendimin politik i cili ka për qellim krijimin e politikave pro familjes, hartimit dhe miratimit e legjislacionit qe synon kujdesin ndaj familjes si dhe hartimin dhe nxjerrjen strategjive per kategori te ndjeshme brenda familjes”, ka thënë Klinaku, i cili ne listën e koalicionit AAK, Nisma, Demokracia Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, mban numrin 30.

Ai ka thënë se Ministria per Familje do të jetë pergjegjëse per një gamë të gjerë detyrash dhe fushash politike qe fokusohen në mbeshtetjen e familjes, mbrojtjen e gruas, femijëve dhe të rinjve, ndihmën për të moshuarit si dhe mbështetjen për personat me nevoja te veçanta./epokaere/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img