Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar dy ditë pasi kryeministri Albin Kurti ka pranuar se do ta nënshkruaj draftin e Asociacionit të propozuar nga pesëshja evropiane.
Abdixhiku ka thënë se Kurti e ka pranuar atë dhe s’i ka dhënë shpjegim se çfarë ka pranuar Kosova në raport me Serbinë
Abdixhiku përveç tjerash, ka thënë se pranimi i Asociacionit ia zhbën kauzën jetësore të Kurtit, të cilin e ka quajtur edhe arkitekt të mashtrimit, dhunës dhe përplasjeve. Sipas kreut të LDK-së, ky është një fat i trishtë për Albin Kurtin.
Megjithatë Abdixhiku shkruan se fati i tillë i Kurtit s’ka fare rëndësi, meqë është e rëndësishme të kuptohet ajo që duhej kuptuar para një dekade, që obligimet ndërkombëtare nuk kanë alternativë.
Kryetari i LDK-së thotë se kë rëndësi të kuptohet se dalldisjet populliste janë veç përkeqësim. Sipas tij, vetëm është humbur kohë, mundësi dhe Kosova ka përfunduar aty ku ishte në fillim, vetëm se kësaj radhe pa njohje, pa marrëveshje finale dhe përplot dialog në vazhdimësi.