Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Qeveria Kurti s’po e sheh dot krizën prandaj edhe s’po gjen zgjidhje.
Mirëpo teksa fliste, Abdixhiku u pengua nga një zë, prandaj bëri një kërkesë drejt kryeministrit Albin Kurti.
‘’ Kryeministër, të lutem lidhe zv.kryeministrin. Trego respekt minimal në fjalim. Mund ta bëjmë edhe ndryshe por e keni mundësinë këtu në mikrofon në mënyrë tolerante të diskutohet’’, tha Abdixhiku duke aluduar në Besnik Bislimin.