1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku viziton Rezidencën Artistike të Mulliqit: Me Sibelin e Rrugën e Re, kulturës e artit do t’i japim vend meritor

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Rezidencën Artistike të Mulliqit, ku tha se u mirëpriten nga djali i Luan Mulliqit, Drini.

Abdixhiku tha se ishte inspiruese të qëndronte përballë veprave monumentale të Mulliqit, dhe të reflektojë mbi trashëgiminë e pashlyeshme që sipas tij, i ka lënë artisti dhe akademiku i shquar.

“Luan Mulliqi nuk ishte vetëm një skulptor e piktor i madh, por një udhërrëfyes për brezat e rinj të artistëve, dhe promovues i pashoq i kulturës sonë kombëtare”.

“E përgëzoj nga zemra familjen Mulliqi dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në themelimin e këtij Fondacioni i cili do të sigurojë që pasioni, vizioni dhe vlerat e këtij artisti të madh të vazhdojnë të frymëzojnë dhe të përjetësohen në brezat që do vijnë”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se me Sibel Halimin dhe Rrugën e Re, kulturës e artit do t’i japin vend meritor.

“Me Sibelin, dhe Rrugën e Re, kulturës e artit do t’i japim vend meritor; si në kultivimin e identitetit tonë shtetar, ashtu dhe ndërtimin e hapësirave fizike infrastrukturore, ku veprat si këto dhe të tjera plot, gjejnë kureshtjen dhe mahnitjen e brezave që vijnë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img