Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku viziton Podujevën: Faleminderit për zotimin për bashkërrugëtim – Lidhja po ringritet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qenë për vizitë në dy fshatra të Podujevës, Obrançë e Sfeçël.

Ai i ka falënderuar qytetarët të cilët i takoi, për siç tha, pritjen dhe zotimin për bashkërrugëtim.

“Sonte, në Obrançë e në Sfeçël të Podujevës, mes njerëzve e familjeve të jashtëzakonshme të këtij vendi. Ju faleminderit për pritjen dhe zotimin për bashkërrugëtim. E djathta dhe Lidhja po ringriten”, shkroi Abdixhiku.

Më tej, ai tha se thirrja për bashkim e partisë të cilën ai e udhëheq, po merr përgjigje.

Exit mobile version