Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka vizituar profesorin, Isa Alimusaj në shtëpinë e tij në fshatin Strellc.
Abdixhiku në Facebook ka shkruar se në mes të 12 mijë punimeve, skicave e vizatimeve të tij, pritja sikurse qëndrimi ishin të ngrohta.
“Aty mbante një pasuri të tërë jetësore, që me përmasat e kohës dhe krijimtarisë, veçse ishte bërë pasuri kombëtare e Kosovës. Këtë pasuri, dhe të tjera si kjo, duhet t’i ruajmë me plot xhelozi”, ka shkruar ndër të tjera ai.