Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj për marrjen e detyrës së re.
Abdixhiku gjithashtu ka shprehur vullnetin dhe dëshirën e fortë për bashkëpunim të ngushtë mes dy shteteve tona në rrugëtimin e përbashkët euro-atlantik.
“Parlamenti i Shqipërisë sot ka zgjedhur për President doktorin dhe ushtarakun Bajram Begaj. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Presidentin Begaj në marrjen e detyrës së re. Shpreh njëkohësisht vullnetin dhe dëshirën tonë të fortë për bashkpëpunim të ngushtë mes dy shteteve tona në rrugëtimin e përbashkët euro-atlantik. Presidentit Begaj, i dëshiroj sukses në përfaqësimin dinjitoz dhe me nder të Shqipërisë në vend, rajon e në arenën ndërkombëtare.”