1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku uron Pashkët: Të punojmë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

Ai ka uruar që kjo festë të na rigjallërojë shpresën, forcën dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë me njëri-tjetrin.

Abdixhiku gjithashtu u shpreh që të përpiqemi të punojmë për një të ardhme më të mirë për vendin tone.

“Festa e Pashkëve ashtu siç shënjon ditën e ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e njeriut te vlerat më sublime shpirtërore, ashtu le të na rigjallërojë shpresën, forcën dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë me njëri-tjetrin dhe për të shpalosur vlerat e vërteta njerëzore”.

“Le të përpiqemi të punojmë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë të dashur Kosovën.Gëzuar Pashkët”, ka shkruar Abdixhiku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img