3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Urime Vjosës, LDK do vazhdojë si opozitë përballë një pushteti gati absolut

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të seancës për përzgjedhjen e Vjosa Osmanit si president e vendit, është deklaruar përpara medieve.

Abdixhiku ia ka uruar postin e presidentit Osmanit, derisa ka thënë se subjekti politik të cilin ai kryeson do të vazhdojë t’ia bëjë opozitën shumicës parlamentare, të cilën e ka quajtur “pushtet pothuajse absolut”.

“Duhet të ushtroj rolin e saj kushtetues me dinjitet, duke i prëfaqësuar të gjithë, duke i konsultuar të gjitha partitë në vend duke lënë shejë të mirë. LDK nga ky moment e tutje, do vazhdojë rolin e saj opozitar përballë një pushteti pothuajse absolut”, ka thënë kreu i LDK’së.

LDK’ja është partia e parë opozitare që ka qëndruar në sallë, në përjashtim të deputetëve Agim Veliu, Driton Selmanaj e Avdullah Hoti, në mënyrë që t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente të vendit.

Osmani, përgjatë fjalimit të saj në Kuvend të Kosovës pas betimit si e para e vendit, ka falënderuar në radhë të parë LDK’në për kontributin e procesit të shtetndërtimit në 21 vitet e fundit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img