Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku: Ura e Ibrit duhet të hapet në koordinim me aleatët, pa ta nënkupton konfrontim me ta

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ura mbi Lumin Ibër duhet të hapet.

Ai tha se nuk ka dhe nuk njeh pozicion tjetër politik shqiptar në Kosovës tash e një çerek shekulli, e megjithatë, sipas tij, nuk është hapur për shkak të vlerësimeve të NATO-s dhe ShBA-ve mbi sigurinë.

“Nëse këto vlerësime ndryshojnë në ndërkohë, kushtet piqen, prezenca e tyre në Urë zhbëhet, e njëjta hapet. Prandaj, sa shpenzon kohë pushteti me atak ndaj faktorit shqiptar, të merret me bindjen e aleatëve tanë. Ky është patriotizëm sot. E nëse i keni bindur, hapeni”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv!

Më tej, Abdixhiku tha se në të kundërtën, hapja e urës pa aleatë, nënkupton konfrontim me ta.

“Imazh më të shëmtuar se një ushtar amerikan përballë një polici kosovar nuk ka. Automjeti ushtarak me flamur amerikan, përballë një veture të Policisë së Kosovës, është dhuratë për armiqtë tanë! Këto pamje populli i Kosovës as nuk do t’i pranojë e as nuk do t’i tolerojë”, tha tutje Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i LDK-së tha se një kryeministër serioz, do të duhej t’i vlerësonte të gjitha këto, shumë kohë para se ta fusë shtetin në një rrugëtim.

“Por ne kemi Kryeministër për propagandë. Prandaj, mos shpenzoni kohë në këtë fushatë paralektorale të popullistëve! Propaganda e pushtetit sot më shumë është e drejtuar kundër faktorit politik shqiptar, sesa ndaj Serbisë dhe projektit të saj ndarës në Urën e Ibrit”.

“Sepse populistët brengë kanë votat dhe pushtetin, prandaj dhe gjithë ky atak paraelektoral. Fushata ka filluar, por ne refuzojmë këtë përballje pa përmbajtje, prandaj dhe e injorojmë. Injorojeni edhe ju, të dashur qytetarë”, shkroi ai.

Exit mobile version