2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku thotë se tri herë u shtrenjtua rryma për tri vjet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se përgjatë tri viteve të fundit në Kosovë, tri herë është shtrenjtuar tarifa e rrymës, raporton teve1.info

Përmes një statusi në Facebook, Abdixhiku i ka pasqyruar edhe me grafikë shtrenjtimit që sipas tij kanë ndodhur të faturave të rrymës.

“Tarifat e energjisë elektrike, herën e fundit, janë rritur nga prilli i këtij viti. Para kësaj, ishin rritur edhe dy herë të tjera. Pra gjithsej 3 herë për 3 vjet. Gjendja e tanishme është produkt i mosnjohjes së realitetit qytetar në vend. Siç dhe thoshin vet, ‘qytetarët po shpenzojnë shumë sepse rryma është e lirë’.

Do të gjejnë arsyetime; do të ju mbushin me ankesa, nga privatizimi e deri tek luftërat nëpër botë, por e vërteta e vetme është si më poshtë. Paaftësia kushton! Shiheni vet👇”, ka shkruar Abdixhiku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img