Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka vizituar Termokosin dhe në një postim në Facebook shkroi se Komuna e Prishtinës ka ndarë 5 milionë euro për ngrohjen.
“Le të flasim për projekte konkrete e lajme të mira. Aso që bëjnë ndryshimin e vërtetë. Me iniciativën e asambleistëve të LDK-së në Prishtinë dhe akcionarëve tanë në ndërmarrje, Termokos këtë javë ka marrë ndihmë kapitale nga Komuna e Prishtinës prej 5 milion eurove”, shkroi Abdixhiku.
“Me këto mjete, sot një vit, ngrohje qendrore do të kenë:
???? Banesat e Bardha në Bregun e Diellit në plot 65 mijë metra katrorë banim. Një zotim elektoral ky.
???? Lagjja Lakrishtë me plot 500 mijë metra katror banim e afarizëm.
???? Lagjja Kalabria me 68 mijë metra katror banim”, shtoi ai.