Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Në një njoftim në Facebook, thuhet se gjatë takimit, Abdixhiku i uroi ambasadorit Orav suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu besimin se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së, do të vazhdojë në frymën e vlerave dhe parimeve të përbashkëta.
Tutje, Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Orav lidhur me qëndrimet e LDK-së rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, ndërsa i prezantoi dhe programin politik “Rruga e Re”.
I pari i LDK-së e falënderoi shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo Orav, për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes BE-së dhe Kosovës.