2.7 C
Pristina
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

spot_img

Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për ecurinë e fushatës elektorale

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.

Kreu i kësaj partie bën të ditur se Rohden e ka njoftuar për ecurinë e fushatës elektorale dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalon LDK-ja në tubimet e saj.

Poashtu, Abdixhiku thotë se investimet gjermane në Kosovë, do të trajtohen me prioritet strategjik.

“Në Selinë Qendrore të LDK-së, prita ambasadorin e Gjermanisë Jörn Rohde. Atë e njoftova për ecurinë e fushatës eloktorale dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalon Lidhja Demokratike e Kosovës në tubimet e mëdha elektorale në gjithë Kosovën! E falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë; siç dhe e njoftova për projektet kryesore që do të nisim si qeveri pas datës së 9 shkurtit. Investimet gjermane, në Kosovë, do të trajtohen me prioritet strategjik”, ka shkruar ai në Facebook, njofton Klankosova.tv.

May be an image of 5 people and suit

May be an image of 7 people

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img