Kryetari i LDK’së, Luir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e LDK’së ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Abdixhiku e ka falënderuar ambasadorin për rolin dhe kontributin e Britanisë “në veçanti në fushën e sigurisë” gjatë viteve të shkuara.
Ai e ka njoftuar ambasadorin britanik edhe për programin politik “Rruga e re”.
“Ambasadorin Hargreaves e falëmderova për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar – në veçanti në fushën e sigurisë, gjatë viteve e dekadave të shkuara. Raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve tona janë garanci për të ardhmen e Republikës dhe popullit tonë. Ambasadorin e njoftova po ashtu mbi programin politik ‘Rruga e Re’, projektet kryesore zhvillimore; si dhe misionin tonë euroatlantik si fundament i orientimit tonë ideologjik.”
Abdixhiku ka thënë se i ka siguruar partneritet të plotë brenda LDK’së në rrugëtimin e tij të ri.
“Ambasadorit Hargreaves i urova shëndet dhe qëndrim me plot suksese në Republikën e Kosovës. I sigurova partneritet të plotë brenda Lidhjes Demoktatike të Kosovës në këtë rrugëtim të rij të tij. Punë të mbarë ambasador.”