Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar se ambasadorin britanik e ka njoftuar për planin e LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Ai ka vlerësuar se në këto zgjedhje LDK-ja po hyn me ekip dhe program të ri.
“LDK po hyn në zgjedhje me ekip të ri, program të ri, ide të reja! Mbi të gjitha me entuziazëm të unitetit e me shpresë për të ardhmen e vendit. Ambasadorit po ashtu i theksova rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të Kosovës; në veçanti në përballje me kundërshtarët e shtetësisë sonë. Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe mbetet aleat i ngushtë i yni në këtë drejtim. Për këtë, ne dhe populli i Kosovës mbesin mirënjohës përherë.”, ka shkruar Abdixhiku.