Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku takoi ambasadorin Minxhozi, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Abdixhiku e falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore.

Ndërsa, ambasadori Minxhozi e uroi Abdixhikun për pozitën e tij dhe e falënderoi për konstruktivitetin në formimin e institucioneve.

Në këtë takim u theksua nevoja për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve tona.

Exit mobile version