Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, po merr pjesë në konventen e EPP-së (Partive Popullore Evropiane), që po mbahet në Valencia të Spanjës.
Në këtë event, ai u takua edhe me kryetarin e Kievit, kryeqytetit të Ukrainës, Vitali Klitschko.
Abdixhiku i shprehu mirënjohje Klitschkos dhe ka theksuar se Kosova, si një shtet që ka kaluar një periudhë të ngjashme sfidash, e sheh rëndësinë e mbështetjes për një vend të pavarur që po lufton për mbrojtjen e sovranitetit të tij.
Kreu i LDK-së, me këtë rast ka kërkuar nga autoritetet ukrainase njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ai tha se njohja e Kosovës nga Ukraina do të shënonte një moment historik dhe do të forconte marrëdhëniet mes dy vendeve.