-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku takohet me Guerotin, flasin për situatën politike e ekonomike në vend

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Bëhet e ditur se Abdixihku e Guerot folën rreth situatës aktuale politike dhe ekonomike në vend si dhe rreth qëndrimeve të LDK-së lidhur me këto çështje.

“Kryetari Abdixhiku vlerësoi përkrahjen e pandërprerë që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, në të gjitha proceset e saj dhe theksoi se Kosova, ka nevojë edhe më tutje për mbështetjen e Francës dhe miqve të saj, në proceset të cilat e presin përpara”, thuhet në njoftimin e LDK-së, transmeton Klankosova.tv.

Gureot gjatë ditës është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, ku u fol për situatën e fundit në vend e në veçanti për atë të sigurisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img