-0.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Suhareka po bëhet qytet i futbollit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë sot një vizitë te klubet nga qyteti i Suharekës, Ballkani dhe Suhareka ’23.

Abdixhiku u takua me presidentët e të dy klubeve, Arsim Kabashin dhe Rruestim Aliajn.

I pari i LDK-së vlerësoi se Suhareka po bëhet qytet i futbollit, derisa Aliajn e uroi për suksesin e shpejtë duke siguruar inkuadrimin në Superligë sezonin e ardhshëm.

Ai gjithashtu përgëzoi edhe Kabashin për kontributin e madh në futboll, duke theksuar se “vetëm falë njerëzve dashamirë të tillë, sporti merr formë”.

Kryetari i LDK-së theksoi gjithashtu se “ndërtimi i infrastrukturës sportive , në veçanti i stadiumeve të futbollit, mbetet prioritet i ‘Rrugës së Re’”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img