Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku: S’kam asnjë dyshim që Llapi do t’i prijë ringritjes sonë të madhe

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku mbajti takim punë me strukturat e degës së partisë në Podujevë.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku thotë se s’ka asnjë dyshim se Llapi do t’i prijë ringritjes së LDK-së, transmeton Klankosova.tv.

“Një takim pune – në Selinë Qendrore – me strukturat e degës sonë në Podujevë. Momentumi i mirë politik për LDK-në, po shoqërohet me entuziazëm të brendshëm dhe me mobilizim të strukturave partiake. S’kam asnjë dyshim që Llapi do t’i prijë ringritjes sonë të madhe!”, shkroi kandidati për kryeministër

Exit mobile version