6.6 C
Pristina
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

spot_img

Abdixhiku shtroi iftar për Myftiun Tërnava dhe delegacionin e BIK-ut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka shtruar iftar për Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, dhe një delegacion të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e natës së fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku uroi të gjithë besimtarët myslimanë, duke shprehur dëshirën që sakrifica dhe adhurimi i tyre gjatë këtij muaji të jenë pranuar nga Zoti.

“Sonte me bashkëpunëtorë, e pritëm iftarin e fundit të këtij Ramazani, së bashku me Myftiun Naim Tërnava dhe delegacionin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Dhe nga këtu, nga ky iftar, më lejoni të uroj të gjithë ata që agjëruan, me shpresë se kjo sakrificë u është pranuar nga Krijuesi”.

“Le të shërbejë ky muaj si mësim dhe rikujtim për më shumë solidaritet, tolerancë e paqe në vendin tonë.
Qytetarët tanë gjithmonë janë shquar për vlera humane e vëllazërore, duke u dëshmuar si shoqëri që respekton njëri-tjetrin dhe ndan me ata në nevojë – prandaj, le të mirëmbajmë këto vlera edhe përtej këtij muaji të shenjtë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ky iftar simbolik thekson rëndësinë e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe harmonisë ndërfetare në Kosovë, duke promovuar mesazhe të paqes dhe solidaritetit në prag të festës së Bajramit.

https://www.facebook.com/share/15ACNDM9tZ/?mibextid=wwXIfr

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img