Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga bashkëbartiakët e tij, ka vizituar sot degën e partisë në Ferizaj.
Abdixhiku tha se, nga kjo vizitë, ka parë rritje të madhe të LDK-së edhe në Ferizaj, përfshirë çdo degë tjetër, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Rritja e LDK-së – nëpërmjet hapjes, unitetit e vet ndryshimit – po merr formë nëpër çdo degë tonën. Ndonëse të vetëdijshëm për punën e nevojshme përpara, arritjet e mbara si këto në Ferizaj, na japin shtytje të madhe. Sot, ftojmë secilin me vullnet për angazhimin politik, që të bëhet pjesë e jona e së bashku ta ndërtojmë rrugën tonë përpara”, shkroi lideri opozitar në Facebook. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë:
Sonte, vizituam Visarin dhe degën tonë në Ferizaj. Mes miqve, bashkëpunëtorëve e veprimtarëve të Lidhjes, qëndruam në ambientet e reja të shtëpisë sonë të vjetër.
Rritja e LDK-së – nëpërmjet hapjes, unitetit e vet ndryshimit – po merr formë nëpër çdo degë tonën. Ndonëse të vetëdijshëm për punën e nevojshme përpara, arritjet e mbara si këto në Ferizaj, na japin shtytje të madhe. Sot, ftojmë secilin me vullnet për angazhimin politik, që të bëhet pjesë e jona e së bashku ta ndërtojmë rrugën tonë përpara.