-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Rreth 1000 persona në javë e lëshojnë Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kosovën çdo ditë po e lëshojnë rreth 173 persona, 1000 në javë dhe në vit 50 deri 60 mijë.

“Sot teksa flasim 173 të rinj dhe të reja e lëshojnë vendin tonë, për një javë bëhen 1000 persona. Për një vit bëhen 50 mijë deri 60 mijë persona që e lëshojnë Kosovën, me viza pune po flasë. Këto janë të dhëna zyrtare”, tha Abdixhiku në Pressing të T7.

I pari i kësaj partie, tha se kjo është gjendje e keqe për Kosovën. Madje sipas tij, në politikën e tanishme të partisë në pushtet nuk ka kurriz. Si dhe çdo gjë kjo parti e ka mashtrim.

“Nuk ka kurriz në politikën e tanishme të partisë në pushet. Janë dhënë mbi 250 milionë euro një burimor njerëzit e tij. Ky veç e ka krijuar bindjen që ka jetë modeste. Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë qeveri. E ka krijuar bindjen që ka jetë modeste, është mashtrim populist si gjithçka tjetër. Çdo gjë që e shihni është e pavërtetë. Prokuroria nisi hetimet pas kauzës së LDK-së për tenderët njëburimor”, tha Abdixhiku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img