Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të zgjedhur sot Pëllumb Bajqinovcin si Kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinës, pas dorëheqjes së Fehmi Kupinës.
Pas një zhvillimi të tillë, kreu i LDK-së ka pritur në një takim pune kryetarin e Prishtinës, Perparim Ramën, drejtorët e asamblistët nga radhët e LDK-së.
Për Bajqinovcin, Abdixhiku ka thënë se do t’i japë dinamikë tjetër punës në kuvendin komunal “siç e ka dëshmuar gjatë gjithë aktiviteteve të tij në kryeqytet”, shkruan Express.
Abdixhiku tutje ka thënë se Perparim Rama po bën një punë të jashtëzakonshme në transformimin e Prishtinës pavarësisht vështirësive dhe pengesave që po u bëhen nga Qeveria.
“Sot, nëpër rrugët, rrugicat dhe sheshet e Prishtinës vëren gjallëri dhe punime të cilat janë në shërbim të drejtëpërdrejt të rritjes së cilësisë së jetesës në kryeqytet.
Vazhdojmë me punët e mira për Prishtinën!”, ka thënë Abdixhiku./Express/