4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku Qeverisë: Tregoni popullit çfarë keni pranuar në Bruksel

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një javë pas dorëzimit të Draftit të Statutit të Asociacionit nga pesëshja e emisarëve tek kryeministri i Kosovës, populli i Kosovës është në terr të plotë informativ, shkruan Reporteri.net.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se “tre ditë më parë, në prani të udhëheqësve kryesorë evropianë, ky dokument, u pranua për herë të parë nga kryeministri i Kosovës”.

Dokument që siç është shprehur ai, kurrë më parë nuk kishim patur një dokument statuti.

Tani, yjet politike janë përplot ironi. Ato, arkitektit të mashtrimit, dhunës e përplasjeve një dekadëshe ndërshqiptare i përcaktojnë fatin e bërjes së Statutit të Asociacionit për serbët dhe kështu zhbërjes së kauzës jetësore të tij. Çfarë fati i trishtë politik”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas të parit të LDK-së, një fatt i tillë megjithatë nuk ka fare rëndësi, rëndësi sipas Abdixhikut ka të kuptojmë atë që duhej ta kuptonim një dekadë më parë.

“Se obligimet ndërkombëtare nuk kanë alternativë. Se dalldisjet populliste janë veçse përkeqësim. Se Asociacioni nuk mund të shmangej si detyrim. Vetëm se humbëm kohë, humbëm mundësi, përfunduam aty ku ishim në fillim. Këtë herë pa njohje, pa marrëveshje finale, e përplot dialog në vazhdimësi. Dhe mbi të gjitha, pa ndonjë shpjegim për një popull të tërë se çfarë ka pranuar Kosova në relacion me Serbinë”, ka shkruar ai.

Ai i ka ftuar Iinstitucionet e vendit të shpalosin draftin e pranuar publikisht para qytetarëve tanë.

“E ftoj kryeministrin ta prezantojë atë draft në Kuvend. Koha të bëjmë Kosovën. Pa mashtrues e popullistë! Janë të kushtueshëm, na humbin kohë e na lënë në vendnumërim. Koha të ecim me aleatë. Drejt NATO-s e Bashkimit Evropian”, ka shkruar kryetari i LDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img