Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku: Qeveria pa plan për dalje nga situata, nga Kurti nuk dëgjuam asgjë të re

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin Kurti ka thënë se atij i kanë kërkuar që të ketë koordinim të plotë me aleatët për të zgjidhur situatën e krijuar në veri të vendit.

Ai tha se Qeveria s’duhet t’i sjellë qytetarët që të zgjedhin në mes të ligjshmërisë dhe aleatëve.

“Duhet të ulesh dhe të marrësh vendime të përbashkëta. Mos të ketë zgjedhje mes ligjshmërisë dhe aleatëve sepse atëherë kemi bërë gabim. Të mos e shndërrojmë në çështje politike të brendshme, duhet të jemi unikë, por në këtë unitet të jemi bashkë edhe me aleatët ndërkombëtarë, përndryshe çdo situatë e re do të jetë në përgjegjësinë e Kurtit”.

Abdixhiku tha se Kurti nuk iu ka thënë diçka më shumë sesa ato që i ka thënë në konferencë për media.

“Nuk kuptuam diçka të re dhe s’pamë ndonjë plan konkret për zgjidhjen në veri të vendit. S’pamë ndonjë lëvizje apo gatishmëri”

Ai tha se i kanë kërkuar plan konkret dhe koordinim të plotë me aleatët për të stabilizuar situatën, derisa tha se e Kurti e ka mbështetjen e LDK-së për të vendosur ligjshmëri në vend.

Exit mobile version