Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se para strukturave vendimmarrëse të partisë ka propozuar Kujtim Shalën për nënkryetar të kuvendit dhe Hykmete Bajramin për shefe të grupit parlamentar të kësaj partie.
Abdixhiku tha se propozimi i tij është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e LDK-së.
“Të dy pozitat do të nominohen përkatësisht caktohen nga grupi ynë. Ju priftë e mbara e dalshi faqebardhë në këtë detyrë fisnike për shtëpinë tonë politike, votuesit tanë e popullin e Kosovës”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.
Sot është mbajtur seanca e thirrur konstituive por e njëjta nuk e ka arritur qëllimin për të cilin është thirrur, pasi dështoi miratimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandatit të deputetëve.