Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku prezanton projektin e stadiumit të ri kombëtar: Arena më moderne në histori

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar projektin që ai ka për Stadiumin Kombëtar të Kosovës, duke treguar se i njëjti do të jetë investim prej 60 milion eurove, dhe se do të ketë ulëse prej 25-30 mijë.

Ai ka deklaruar edhe se: ‘‘Kosova, atdheu ynë, do të lartnohet në secilën sfidë, siç i ka hije, siç e kemi ëndërruar gjithnjë!’’

Postimi i plotë:

Një ndër projektet e prezantuara dje, në takimin me biznese e investitorë potencial, është edhe Stadiumi i ri Kombëtar i Kosovës. Stadiumi i ri do të ndërtohet në Bërnicë, në Prishtinë; dhe do të ketë kapacitet prej 25-30 mijë ulëseve.

Ky investim, prej 60 milionë eurove, do t’i jep Kosovës arenën më moderne në histori! ⚽️🇽🇰

Në këtë tempull e arenë futbolli, ëndrrat e sportistëve të rinj, ambasadorëve të ardhshëm të vendit do të prekin realitetin e destinuar kaherë. Dhe aty, Kosova, atdheu ynë, do të lartnohet në secilën sfidë, siç i ka hije, siç e kemi ëndërruar gjithnjë!

Bëhu ndryshimi! ✌️

Koha për një politikë që fjalët e thata i zëvendëson me investime që na bëjnë vet të ardhmen tonë!

Exit mobile version