0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku pret në takim ish-pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe familjarët e të ndjerit Ahmet Krasniqi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, një ditë pas shënimit të përvjetorit të vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, priti në takim ish-pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe familjarët e të ndjerit.

Kryetari Abdixhiku e vlerësoi lart kontributin e kësaj ministrie në luftën tonë të drejtë dhe çlirimtare, të prirë nga Heroi i Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Bashkëpunëtorët dhe familjarët e Kolonel Ahmet Krasniqit, pasi që e falënderuan kryetarin Abdixhiku për pritjen, theksuan se respekti i tij për ata që dhanë gjithçka për liri e pavarësi është për t’u vlerësuar maksimalisht./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img