Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë ambasadorin Sabri Tunç Angili.
Në takim është diskutuar për proceset që janë duke u zhvizlluar në vend, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimin e raporteve mes shteteve tona.
Postimi j i plotë:
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë ambasadorin Sabri Tunç Angili.
Gjatë takimit kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Angili për qëndrimet e LDK-së mbi proceset e rëndësishme që aktualisht janë duke u zhvilluar në vend. Në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimin e raporteve mes shteteve tona duke pasur parasysh rolin e shtetit turk në mbështetjen e vazhdueshme në proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore të Kosovës.
Kryetari Abdixhiku po ashtu falënderoj ambasadorin Angili për rolin mbështetës të shtetit turk ndaj Republikës së Kosovës./PrishtinaPress/