0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku premton rritje rrogash: 1000 për mjekët, 756 euro për mësues e ushtarë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar sërish kryeministrin Albin Kurti, të cilin e ka quajtur si kryepopullist, duke thënë se është i zënë me zgjedhjet ndërshqiptare në Maqedoni të Veriut dhe se “krahasimi me vendet fqinje ka nisur të mos ketë më kuptim.”

Abdixhiku ka shkruar se gjatë qeverisjes Kurti ka pasur propagandë, fjalë të thata e përçarje urrejtëse, teksa Shqipëria po shkon drejt pagës 950 euro për mësuesit.

Ai në një tabelë ka treguar se nëse LDK merr qeverinë, do të ketë rritje të pagave për 23% më shumë se sa janë sot, për mësues, mjekë, policë, ushtarë e zjarrfikës.

Postimi i plotë:

Shqipëria drejt pagës 950 euro për mësues!

Po, plot 950 euro për mësues!

Gjersa kryepopullisti ynë është i zënë me zgjedhjet ndërshqiptare në Maqedoni, edhe krahasimi me vendet fqinje ka nisë të mos ketë më kuptim.

Është në vitin e katërt të Qeverisë. Do të ketë menaxhuar plot 12 miliardë euro për këto katër vjet; më shumë se secili njeri në histori të vendit; dhe prap asnjë shenjë! Propagandë, fjalë të thata e përçarje urrejtëse – ky është diskursi politik sot!l

Kohë për të humbur nuk kemi!

‘Rruga e Re’ është zgjidhja. Me Rrugën e Re dhe Rrogat e Reja. 23% më shumë se sot!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img