Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku: Përgjigje monumentale në Vjenë për ringritjen e djathtë kombëtare, thirrje për ndryshim të madh politik në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia më e vjetër e vendit mori një “përgjigjje monumentale” të besimit për “ringritje të djathtë kombëtare” në një tubim me bashkatdhetarë në Vjenë të Austrisë.

“Njerëzit e Kosovës janë lodhur nga ndjenja e braktisjes. Kësaj lodhjeje ne i përgjigjemi me një thirrje. Thirrje për ndryshim. Thirrje për ndryshim të madh politik në Kosovë. Thirrje për Rrugën e Re”, tha Abdixhiku atje.

LDK-ja po vazhdon me Turneun e Ndryshimit, i cili, sipas kreut të kësaj partie po e dëshmon momentumin e jashtëzakonshëm të kësaj partie brenda dhe jashtë vendit.

“Vizioni ynë për një Kosovë të zhvilluar e të drejtë ku rinia i jetëson ëndrrat dhe e ndërton të ardhmen, ku çdo profesionist ndjehet i përmbushur, dhe ku çdo familje e çdo qytetar e jeton jetën me mirëqenie e dinjitet, nuk mund të realizohet pa përbashkimin tonë të madh në Kosovë e mërgatë”, thotë Abdixhiku.

“Jemi popull i vogël për të përjetuar kaq urrejtje, ndarje e përçarje. Jemi vend me shumë mundësi për të bërë të ardhmen tonë siç e meritojmë! Të barabartë mes kombeve evropiane! Do ta bëjmë!”.

Exit mobile version