-1.7 C
Pristina
Friday, January 17, 2025

Buy now

spot_img

Abdixhiku për sulmet e Kurtit: Është ofendim ndaj partisë më të vjetër në rajon

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku për sulmet e shefit të qeverisë, Albin Kurtit ndaj LDK-së, i quajti ofendime ndaj partisë më të vjetër në rajon.

Ai, tutje shtoi se nuk pret ndryshe nga Kurti, megjithëse shton se qëllimi i tij është ta mund atë, dhe shprehet i bindur se do të fitojë në zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton Klankosova.tv.

“Ende nuk jam në gjendje të ballafaqoj këto ide me kundërshtarët politikë sepse njëri është i zënë me ofendime e pështyma. Atë lojë s’e bëj, është shenjë e panikut”, tha Abdixhiku për T7.

“Është ofendimi ndaj partisë më të vjetër në rajon, 35-vjeçare. Është parti që identifikohet me vet Republikën e Kosovës, dhe sado që mundesh me pas kundërshti, duhet të kesh disa respektë njerëzore për disa çështje, por s’pres më ndryshe prej tij. Po e them edhe një herë, qëllimi im është ta mundi dhe do ta fitoj, jemi 25 ditë larg”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img