Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke folur për 100 projektet e “Rrugës së Re”, tha se në këto projekte kanë punuar shumë ekspertë.
Sipas tij, ambicia është reduktuar aq shumë sa projekti i LDK-së duket i pabëshëm.
“Një Qeveri që mjaftohet me një urë në Saradran (Istog), normalisht që nuk ka ambicie për projekte të mëdha. Programi jonë është i bëshëm, populli i Kosovës duhet të rritë ambiciet jo të kënaqet me një rruge për 3 vite”, tha Abdixhiku.
Ai tha se Kosova ka bërë një hap të pamatur duke sulmuar ndërmjetësuesit.
“Kjo Qeveri është euforike, e nervozuar shumë. Kosova duhet të shpëtohet nga ky kurth populist. Ne kemi pasur mbështetje blanko në përballje me Serbinë nga ShBA. Me këtë Qeveri se kemi”, tha Abdixhiku.