Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku për protestën e FIT: Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga Qeveria

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas protestës së njësisë më elitare të Policisë së Kosovës, e njohur si FIT, para Qeverisë së Kosovës.

Ai thotë se heronjtë e veriut, djemtë më të zot, janë të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë.

“Trishtim. Dëshpërim. Njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë. Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë.
Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, shkruan Abdixhiku./Paparaci

Exit mobile version